INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohet ndërtimi i HEC-it në kanionin e Holtës

Pezullohet ndërtimi i HEC-it në kanionin e Holtës

Publikuar më: 15:23 26-01-2019

Pezullohen punimet për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës, në Gramsh.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku dhe kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla zhvilluan një dëgjesë me qytetarët e Gramshit, nga ku u njoftua pezullimi i punimeve për ndërtimin e këtij hidrocentrali, por edhe për gjetjen e një ekuilibri mes nevojës për zhvillim ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Kam ndërmarrë pezullimin e të gjithë aktiviteteve të HEC-eve që janë licencuar ose që janë në proces licencimi. Për të bërë një skanim të pastër të statusit të tyre juridik dhe të shohim përputhshmërinë me impaktin mjedisor që ata krijojnë”, deklaroi Balluku.

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166