INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mjedisi drejt shkatërrimit: Moratorium 3 vjeçar për HEC-et [VIDEO]

Publikuar më: 16:20 22-03-2017

Moratorium 3 vjeçar të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të HEC-eve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo është kërkesa qe është bërë publike nga grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” në ditën botërore të ujit. Sipas grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” arsyeja kryesore lidhet me faktin se asnjë vend i mbrojtur, park apo lumë nuk është lënë i paprekur nga ky shpërthim koncesionesh. Kjo ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedis por edhe konflikt mes popullatës dhe kompanive ndërtuese. Në një studim të këtij grupimi bëhet e ditur se janë shënuar me dhjetëra konflikte, por ka patur dhe pasoja të rënda në jetë njerëzore. Sipas të dhënave raportohen 6 viktima e te plagosur qe lidhen me projektet e hidrocentraleve. 

Viktimat nga konfliktet:
• 3 viktima nga aksidente në punë
• 1 viktimë nga konflikti i lindur nga ndërtimi HEC-it
• 1 i plagosur
• 1 tentativë vrasjeje
Nga ana tjetër hidrocentralet dëmtojnë mjedisin në mënyrë të pakthyeshme duke shkaktuar prishjen e peizazhit, habitateve dhe biodiversitetit, ndryshimin e regjimit të rrjedhës ujore por dhe përmbytje. Moratoriumi 3 vjeçar do të bëjë të mundur frenimin e kësaj situate dhe do të përmirësojë gjendjes mjedisore aktuale në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008