INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohet “mirëmbajtja” e Rrugës së Kombit!

Pezullohet “mirëmbajtja” e Rrugës së Kombit!

Publikuar më: 16:44 06-09-2016

Pezullohet konçesioni i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Ky vendim ka ardhur pas ankimimit të kompanisë e cila u rendit e dyta në tenderin që u zhvillua për këtë rrugë në korrik të këtij viti. Mësohet se grupi i kompanive “Catalyst”, “Salillari” dhe “Kastrati”, kanë dorëzuar në Komisionin e Prokurimeve publike ankimim me argumentin se  janë skualifikuar padrejtësisht. Kjo ka sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Transporteve, e cila pritet të marrë një vendim lidhur me të brenda 10 ditëve.
Eduard Seitaj, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Transporteve:
“Ka pasur një ankesë në Komisionin e Prokurimeve Publike dhe pezullimi vjen si rrjedhojë e ankesës. Me marrjen e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik na ka njoftuar për pezullimin dhe detyrimin për të dërguar informacion. Është ankuar kundër komisionit për skualifikimin. Ka pretenduar që plotëson të gjitha kërkesat për kualifikim ndryshe ngase ka vendosur komisioni dhe më tej është në varësi të vendimit të komisionit”.
Nmdërkohë Ministria e Transporteve ka përzgjedhur si fitues të koncesionit për mirëmbajtjen dhe rehabilitim e rrugës Milot-Morinë, një bashkimin kompanish kryesuar nga shoqëria turke “Vendeka Bilgi”, e cila ka ofruar një investim në vazhdimësi për mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milionë euro dhe do të marrë nga buxheti i shtetit 5.6 milionë euro për 13 vite

Article Logic
Execution time: 0.0039231777191162