INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohet 4 vite nga aktivitetet, Platini jep dorëheqjen

Pezullohet 4 vite nga aktivitetet, Platini jep dorëheqjen

Publikuar më: 11:57 09-05-2016

Michel Platini ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të UEFA-s, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ,CAS, që ia uli dënimin me pezullim nga aktivitetet sportive në 4 vite, nga 6 që kishte vendosur FIFA.

Pas këtij vendimi Platini vendosi të mos jetë më drejtues i UEFA-s, pasi në këtë mënyrë vijon të konsiderohet fajtor për transfertën e rreth 1.8 milionë eurove nga Platini në vitin 2011, një veprim që cilësohet si shkelje e etikës.

Po ashtu CAS i uli gjobën nga 80 në 60 mirë euro Presidentit të UEFA, Platini.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445