INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Barça bën “manita” ndaj Espanjolit, titulli një fitore larg

Publikuar më: 10:13 09-05-2016

Barcelona triumfoi me shifrat e thella 5-0 në derbin ndaj Espanjolit të luajtur sot në “Kamp Nou”.

Katalanasit e dominuan tërësisht takimin, duke mos u lënë asnjë shans kundërshtarëve që të rrezikonin portën kundërshtare. Golat për “balugranët” u shënuan nga Mesi në minutën e 8-të, Suarez në minutat 52’ dhe 61’, si dhe Rafinja në të 74-tën e Nejmar në të 83-tën.

Kampionët në fuqi të Spanjës e shohin veten në krye të La Ligës me 88 pikë, një më shumë se Reali i vendit të dytë dhe 3 më shumë se Atletiko i vendit të tretë.“Los Colchoneros” u mposhtën sot më shifrat 2-1 në stadiumin e Levantes, duke e mbyllur kapitullin e titullit kampion.

Article Logic
Execution time: 0.0029881000518799