INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Personi më i rrezikshëm që keni Oriola Marashi'', pasi u ktheu ''DISS-in'' grupit HELLBANIANZ, Noizy habit me veprimin e tij! [FOTO]

''Personi më i rrezikshëm që keni Oriola Marashi'', pasi u ktheu ''DISS-in'' grupit HELLBANIANZ, Noizy habit me veprimin e tij! [FOTO]

Publikuar më: 18:42 25-10-2018

Është rindezur “lufta” mes grupit Hellbanianz dhe OTR. Grupi i njohur që jeton dhe bën muzikë në Londër ka publikuar një këngë të re para disa ditësh të titulluar “Aje normal” si një diss ndaj OTR. Noizy nuk ka vonuar shumë dhe i është përgjigjur "dissit" të grupit të reperave shqiptarë në Angli "Hellbanizanz".

Ata kanë provokuar grupin e Noizyt duke thënë se "personi më i rrezikshëm i tyre është Oriola Marashi" dhe një sërë gjërash të tjera duke i ofenduar drejtpërdrejtë.

Por Noizy nuk e ka prishur terezinë. Pak orë më vonë ai i përgjigjet duke shkruar në Instagram: S'ka naj gjo! Fansat e kanë kuptuar mesazhin dhe më pas reperi ka publikuar një foto nëpërmjet së cilës tregon konfirmimin që ka porositur FERRARIN më të ri “488 PISTA”.

Mirëpo ai e ka fshirë foton nga Instagrami i tij, për arsye që për fat të keq nuk i dimë. Për çfarë ta ketë bërë vallë?

rajkufee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273