INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lidhur me Albi Nakon?! Alba Hoxha rrëfehet për herë të parë dashurinë: Puthja e parë...[FOTO]

E lidhur me Albi Nakon?! Alba Hoxha rrëfehet për herë të parë dashurinë: Puthja e parë...[FOTO]

Publikuar më: 18:20 25-10-2018

Jo vetëm si një balerinë super e talentuar, por tashmë imazhi i Alba Hoxhës në prezantimin e motit është bërë një nga imazhet më të dashura për audiencën shqiptare.

Prej kohësh janë përfolur në media se ajo dhe Albi Nako nuk janë thjesht miq, por marrëdhënia e tyre profesionale është kthyer në personale. Portalet kanë shkruar se Albi dhe Alba janë në një lidhje dhe pas ndarjes nga Klaudia Pepa, koreografi është lidhur me balerinën e suksesshme. Mirëpo ata se kanë pranuar asnjëherë publikisht, por pavarësisht kësaj shoqërimi i tyre më i shpeshtë kohët e fundit dhe “ngacmimet” në Instagram lënë vend për koment.

hoxa.jpg

 

Së fundmi Alba Hoxha ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Revistën Class disa “sekrete” në lidhje me dashurinë. E përfolur jo rrallëherë për dashurinë, Alba ka vetëm këto gjëra për të rrëfyer. Një dashuri ideale e saj do të ishte në bregdet me një sallatë të ftohtë teksa në sfond dëgjohet kënga e Michael Jackson “You are not alone”.

Ajo mesa duket pëlqen djemtë që ia dalin vetë në jetë, pa ndihmën e të tjerëve.

Dashuria e parë, të kujtohet?

-Po më kujtohet.

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

-Puthja e parë zbulim.

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

-Nëse marrëdhënia është e sinqertë dhe besnike ia vlen të ngulësh këmbë.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?

-Një marramendje e lehtë.

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

-Buzëqeshja.

Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?

-Djemtë që janë të varur financiarisht nga familja.

Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?

-Pamjen fillimisht, trurin dhe humorin.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri?

-Sytë.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

-Nuk e mbaj mend.

Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

-Është gjest kur femra kujdeset për veten dhe do të jetë e kuruar në çdo detaj.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

-Unë nuk besoj tek dashuritë me shikim të parë, përjashtoj disa raste të rralla, kur është e destinuar për të përfunduar në dashuri të vërtetë, dashuria me shikim të parë krijon vetëm iluzione.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

-Dashuria pasuron seksin.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

-Për dashurinë ia vlen të bësh çmendurira.

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

-Unë do të thoja ngjashmëria.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

-Të shihemi në sy.

Sakrifica apo lule dashurie?

-Vetëm sakrifica.

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

-Nga ndjenjat, përkushtimi, sakrifica, sinqeriteti dhe besnikëria

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

-Bregdet, sallatë e ftohtë ,(You’re not alone Michael jackson )

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

-Mesatarisht.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156