INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse ambasadorët nuk lejojnë Ramën të lëshojë Ministrin Xhafaj!

Përse ambasadorët nuk lejojnë Ramën të lëshojë Ministrin Xhafaj!

Publikuar më: 16:53 18-05-2018

Nga Erion Dizdari
Dihet tashmë në korridoret e politikës se marrëdhëniet Rama - Xhafaj nuk janë ndër më optimalet
ose në më të paktën nuk janë ato që do duhej të ishin mes një kryeministri dhe një ministri që
mbart peshën kryesore sociale dhe politike në vend falë institucionit që drejton.
Arsyet se pse Rama nuk e lejon ministrin Xhafaj të bëjë veprimin krejt normal të dorëheqjes,
përveç se demonstrimi i forcës dhe mospësuarjes së shantazheve, qëndrimi i bindur se ministri
Xhafaj është personi i duhur për të çuar deri në fund reformat etj etj, i shtohet dhe një arsye e
cila pak ose aspak është artikuluar këto ditë.
Ministri Xhafaj është kryesuesi i nismës së reformës në drejtësi, reformë e cila është kryefjalë
në çdo argument politik të ditës, është investimi i drejtpërdrejtë i ambasadorit Lu dhe
ambasadores Vlahutin, është arritja madhore e kësaj maxhorance, është kundërargumenti
kryesor ndaj çdo iniciative, proteste apo reagimi qytetar apo politik.
“Ju jeni kundër reformës në drejtësi, e pikërisht për këtë arsye ju trembeni … etj etj”, këtë
togfjalësh e dëgjojmë në çdo debat politik, deklaratë për mediat apo përballje të çdo
përfaqësuesi të maxhorancës sa herë që këta ndihen në vështirësi apo duan të dalin nga
situata.
Lehtësisht e kuptueshme është se propagandimi i togfjalëshit “Reformë në Drejtësi” ka qenë i
detyruar si për ambasadorët që e kanë sponsorizuar, si për “komisionin evropian”, si për
qeverinë shqiptare (duke qenë e vetmja arritje madhore në të cilën të gjithë aktorët e
sipërpërmendur janë përfshirë), pasi me anë të këtij togfjalëshi kanë krijuar një psikozë
shoqërore e cila e ka stepur shoqërinë për t’i thënë ndal apo kundërshtuar çdo lloj fenomeni
negativ që n’a ka shoqëruar këto vitet e fundit.
Po lehtësisht e kuptueshme është se të gjithë këta e kanë tejet të vështirë (praktikisht të
pamundur) të thonë sot se personi që ligjërisht vendosi fytyrën e tij mbi këtë reformë, është në
vetë të parë një njeri i implikuar në narkotrafik (ose të paktën ka një ndër njerëzit e tij më të
afërt të implikuar në narkotrafik) i cili asesi nuk mund të propagandojë pastrimin e “shoqërisë”.
Thënë kjo edhe nëse Rama siç ka shumë gjasa (duke marrë në konsideratë marrëdhënien e tij me
z. Xhafaj) edhe do mund t’a kërkonte dorëheqjen e z. Xhafaj, aktorët që e “kapin prej veshi” Lu,
Vlahutin dhe “Komisioni Evropian” nuk do e toleronin një akt të tillë.
Një akt dorëheqjeje nga z. Xhafaj do nxirrte bllof të gjithë investimin që është bërë mbi këtë
reformë (jo më kot z. Xhafaj në sqarimin e tij dhënë qytetarëve përmendi disa herë reformën
në drejtësi dhe se kjo ndodhi ishte një mënyrë që ai të shantazhohej për të mos kryer misionin
në krye të kësaj reforme), është pikërisht trysnia vendimmarrëse e të gjithë aktorëve
“reformist” ndaj kryeministrit Rama e cila nuk çoi në një dorëheqje të z. Xhafaj. Dorëheqje e cila
jo vetëm për kontekstin ku ndodhet vendi por edhe në një vend krejt tjetër, është një
dorëheqje krejt logjike.
A nuk është ironike?! Është pikërisht reforma në drejtësi që nuk na lejon të kemi drejtësi!

Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496