INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perrie Edwards poshtëron Zayn Malik, tallet me aftësitë e tij në seks!

Perrie Edwards poshtëron Zayn Malik, tallet me aftësitë e tij në seks!

Publikuar më: 15:31 10-10-2016

Perrie Edwards zbuloi më parë se shkrimi i teksteve për albumin më të ri të grupit të saj Little Mix ishte jo vetëm personal si proces, por edhe terapeutik.

Dhe terapia e parë që e ka bërë bukuroshen 23 vjeçare të ndjehet më mirë është të vjellë vrer mbi ish të dashurin e saj Zayn Malik dhe më konkretisht jetën e tyre seksuale. Ajo po përdor tekstin e këngës së parë për të nxjerrë gjithë inatin dhe duhet thënë se nuk është përmbajtur aspak. Veçanërisht një fjali ka spikatur, pasi të thuash që është e rëndë, është vërtet pak. Perrie gati-gati e mëshiron të dashurën aktuale të Zayn, Gigi Hadid, kur thotë se “Shpresoj që ajo të marrë seks më të mirë dhe të mos shtiret ashtu siç kam bërë unë!”. Fjalë të forta që do t’i prishnin shumë punë artistit britanik në rast se nuk do të ishte në një marrëdhënie.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047