Aktori i njohur i filmit "Fast and Furious", Dwayne Johnson, i njohur nga të gjithë si The Rock ka ndarë së fundmi me të gjithë ndjekësit në Instagram lajmin e bukur se është martuar me partneren e tij, Lauren Hashian.
Ai ka publikuar një foto ku shihet i veshur dhëndër, ndërsa Laura e veshur me një fustan të bardhë dhe ka zbuluar se dasma sekrete u zhvillua në Hawaii.
“Po, pranojmë. Gusht, 18, 2019. Hawaii. Pomaikai (të bekuar),” , ka shkruar ai në Instagram dhe fotoja është bërë virale në të gjithë mediat. Kujtojmë që dyshja ka bashkë që nga viti 2006 dhe janë bashkë prindër të dy vajzave.









28 Nov 2025 





