INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasen Nick Jonas me Zayn Malik: Kush do të fitojë?

Përplasen Nick Jonas me Zayn Malik: Kush do të fitojë?

Publikuar më: 11:21 17-03-2016

Nick Jonas rrëfeu muajin e kaluar se sapo e kishte përfunduar albumin e tij të ri dhe duket se nuk paska bërë shaka.

Albumi i dytë solo i ish yllit të “Jonas Brothers” do të publikohet më vonë gjatë këtij viti dhe që tani e kemi të konfirmuar këngën kryesore të realizimit muzikor. Përfaqësues të artistit 23 vjeçar postuan një foto të tij ku, nëpërmjet pak teksti në të, bënë të ditur se kënga e tij e re “Close” do të dalë më 25 mars. Rastis që kjo të jetë e njëjta ditë kur Zayn Malik do të nxjerrë në treg albumin e tij debutues “Mind of Mine”, por ajo që nuk na bind është fakti se të dy artistët janë të lidhur nën kontratë me të njëjtën shtëpi diskografike, Republic Records. Nuk kuptojmë se ç’farë synojnë të arrijnë duke vënë dy artistë që i përkasin të njëjtës kategori, duke llogaritur moshën e re, rrymën në të cilë këndojnë dhe popullaritetin në radhët e fansave, praktikisht përballë njëri-tjetrit. Mos është kjo thjesht një lëvizje e keqe biznesi?

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383