INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmirësohet situata në zonën e Shkodrës. Bie niveli i ujit në Obot e Dajç

Përmirësohet situata në zonën e Shkodrës. Bie niveli i ujit në Obot e Dajç

Publikuar më: 18:58 10-03-2018

Pas reshjeve të shumta të ditëve të fundit, situata në fshatrat e ultësirës së Nën Shkodrës po shkon drejt përmirësimit. Ministria e Mbrojtjes, deklaroi sot se niveli i ujit në krahasim me një ditë më parë, ka rënie me 30 cm. Gjithashtu është përmirësuar situata edhe në fshatin Obot pasi ka rënë niveli i ujit. Po kwshtu Ministria e Mbrojtjes njoftoi se po shpërndahen nga Forcat e Armatosura 6.5 ton koncentrat dhe bar i thatë, zonat e pwrcaktuara nga pushteti vendor. Edhe Prefekti i qarkut të Shkodrës, Çesk Millja tha se situata po shkon drejt normalizimit. Sipërfaqja e përmbytur në Obot dhe Dajç ka rënë, vetëm gjatë pjesë së parë të ditës me 30%, ndërsa edhe prurjet natyrale të liqenit janë në rënie. “Nga 2300 hektarë të përmbytura një ditë më parë në mesditën e sotme llogariten vetëm 1800 hektarë të përmbytura”, tha Millja.Më tej, ai informoi se shkarkimet në basenin e lumit Drin janë zero.“Kemi vetëm prurje natyrale që vijnë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, i cili po punon me kapacatitet të plotë dhe këto prurje llogariten rreth 550 metër kub për sekondë”, tha prefekti i Shkodrës.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652