INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet, PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor

Përgjimet, PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor

Publikuar më: 13:59 11-07-2016

Partia Demokratike dorëzoi këtë të hënë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me përgjimet në Shqipëri. Kërkesa është dorëzuar nga nënkryetari i Komisonit të Sigurisë Kombëtare Flamur Noka, i cili në një prononcim për mediat tha se paisja e përgjimit IMSI-Catcher ka hyrë në Shqipëri në shkelje të ligjit. Kjo, tha Noka, cënon sigurinë kombëtare, ndaj kërkon hetimin e kësaj çështje dhe nga Parlamenti.
Flamur Noka:
“Eshtë provuar dhe vërtetuar botërisht se në mes të muajit mars, në Shqipëri hyri pa u deklaruar dhe regjistruar në doganë një paisje përgjuese IMSI-Catcher, dhe u përdor më tej kjo paisje për interesat e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, pa pasur autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Ky krim i rëndë shtetëror, cënim i sigurisë kombëtare, shkelje brutale e të drejtave të njeriut, është nën hetim nga prokuroria, por një hetim i plotë parlamentar do të zbardhë rrethanat dhe faktet, sidomos në kohën kur Edi Rama po ushtron një presion kriminal ndaj drejtësisë për ta mbyllur çështjen.
Noka ka zbuluar dhe objektin e hetimit të këtij komisioni hetimor.
Flamur Noka:
“Qëllimi i Komisionit Hetimor është shqyrtimi i fakteve, provave dhe rrethanave, që dëshmojnë mënyrën e administrimit dhe përdorimit të pajisjes “IMSI Catcher” nga Policia e Shtetit. Ne besojmë, se është në interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që kjo çështje të zbardhet në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Një hetim i plotë parlamentar, hedh dritë mbi këto fakte dhe nxjerr përgjegjësit nga i pari tek i fundit”.

Ja kërkesa:

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617