INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva në qeli në gjendje të rëndë shëndetësore

Përgjimet në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva në qeli në gjendje të rëndë shëndetësore

Publikuar më: 15:05 24-08-2019

Prokurorja speciale, e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva tre ditë pas arrestimit ka shfaqur në qeli probleme shëndetësore. Ajo sipas mediave ndodhet në burgun e grave të Shutkës dhe shqetësimet shëndetësore i janë shfaqur kohë më parë. 

Mësohet se ish prokurorja merr ilaçe në qeli për depresionin. Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni i gjakut. Ajo është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekëve. Ditën që u arrestua i ndërroi jetë dhe mamaja, kjo ngjarje mund ta ketë dëmtuar më shumë shëndetin e saj.
Janeva është arrestuar për rastin “Reket” dhe akuzohet për keqpërdorim të detyrës pasi zëri i saj është dëgjuar në një video përgjim që u publikua nga mediat italian.

Article Logic
Execution time: 0.0029730796813965