INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erjon Braçe nxehet me zjarrvënësit, horrat po shkatërrojnë pyjet

Erjon Braçe nxehet me zjarrvënësit, horrat po shkatërrojnë pyjet

Publikuar më: 16:33 24-08-2019

Erjon Braçe nxehet keq me zjarrvënësit. Sipas tij kurora e Shëngjinit është shkatërruar nga interesa kriminale horrash.
I indinjuar Braçe thotë se zjarri në Shëngjin është i përsëritur në të njëjtën kurorë dhe është i qëllimtë: "E di që e qara Amazonën është trendy, por Shëngjini të dhemb edhe më shumë!"
Braçe shton se duhen luftuar interesat e tilla.

"Dëngla të politikanëve hipokritë që flasin për zjarrin kur për luks i kanë vënë betonin pyllit, mu në mes të tij, si duhen kerkujt! Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me pështyma! Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesish, kur benzina e interesave të betonit dhe çdo interesi tjetër përfitues, e ndez dhe e përhap flakën kudo! Duhet të merremi tani me këtë “benzine”, posaçërisht aty në vend, ndryshe as shiu që na ndihmoi dje në Shëngjin, nuk do jete më me ne. Gjithnjë nis tek politika, vendimet e saj, që të mos arrijë më tek pylli," shkruan Erjon Braçe.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869