INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet: Abuzuan me detyrën, arrest shtëpie për dy efektivët e forcave operacionale

Përgjimet: Abuzuan me detyrën, arrest shtëpie për dy efektivët e forcave operacionale

Publikuar më: 14:31 10-06-2016

Arrest me shtëpie për dy drejtuesit Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për drejtorin e forcave operacionale të Policisë së Shtetit, Artion Duka dhe specialistin Entiol Xhelilaj, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e pajisjes së përgjimit dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Dy efektivët e forcave operacionale thanë para gjykatës se nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe nuk kanë bërë përgjime.
Ndërkohë, 3 ditë më parë Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhërin e ndalimit për dy efektivët e forcave operacionale. Urdhëri i ndalimeve erdhi pas hetimet e nisura mbi dyshimet për përgjime të paligjshme të Policisë së Shtetit me një pajisje të sjellë nga misioni italian Inteforcë në Shqipëri. Por hetimet çuan në pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe arrestimin e dy vartësve të tij. Ndërkohë Çako ka apeluar vendimin e Prokurorisë së Tiranës. Menjëherë pas këtij vendimi, prokurorë të kryeqytetit zbarkuan në zyrat e Drejtorisë së Policisë, ku sekuestruan kompjutera dhe materiale shkresore.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992