INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjigje për Loredanën? Mozzik reagon pas akuzave për rolin e tij si baba

Përgjigje për Loredanën? Mozzik reagon pas akuzave për rolin e tij si baba

Publikuar më: 12:37 20-04-2023

Në vitin 2021 Mozik dhe Loredana i ndanë rrugët pas shumë uje-ngritjeve në marrëdhënien e tyre, mirëpo Hana, do të jetë lidhja e tyre e përhershme. Pas ndarjes, herë nëpërmjet teksteve, herë nëpërmjet statuseve, Lori dhe Mozzik e kanë akuzuar njëri-tjetrin që nuk janë prindërit perfekt për të voglën e tyre.

Loredana nga njëra ana thotë që Mozzik zgjodhi paratë para fëmijës së tij, ndërsa reperi nga ana tjetër i thotë vajzës në një këngë kushtuar asaj, që kur të rritet do t’ja shpjegojë të gjitha.

Së fundmi Mozzik e ka rikthyer këtë çështje sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka postur një story në Instagram, të cilën më pas e ka fshirë. Në story-n të cilën ka arritur ta sigurojë "Iconstyle", duket se reperi i përgjigjet të gjitha akuzave kundër tij.

“Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë një prej tyre", shkruhej në foton e postuar, për të cilën duket se reperi u pendua.

-640-0-whatsapp-image-2023-04-19-at-85734-am-300x623-442.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793