INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finalisti i parë/ Luizi i ‘bie në kokë’ dhe zbulon EMRAT e banorëve që e kanë votuar

Finalisti i parë/ Luizi i ‘bie në kokë’ dhe zbulon EMRAT e banorëve që e kanë votuar

Publikuar më: 11:33 20-04-2023

Vëllai i Madh ka përdorur një mekanizëm të ri për finalistin e parë të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Mbrëmë në dhomën e rrëfimit banorët janë thirrur një e nga një për të thënë dy emrat që ata dëshirojnë në finalen e madhe.

 

Me shumicë votash nga banorët, më të votuarit kanë qenë Luizi Ejlli me 4 vota, Dea Mishel me 4 vota dhe Krist Aliaj me 3 vota.

Për këtë arsye, dy banorët me më shumë vota do të përballen me njeri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së djeshme, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedh me anë të votave finalistin e parë. Ky i fundit do të shpallet gjatë spektaklit të së shtunës. Ndërkohë gjatë darkës, Luizi pasi falënderoi ata që e kanë votuar për të qenë finalisti i parë, i bie në kokë se sa vota mori ai, Dea dhe Kristi. Madje këngëtari nuk e pati aspak problem të thoshte se ai ka thënë emrin e Kiarës dhe Kristit. Në këto momente e pyet Qetsori se pse nuk doli Kristi në televotim me Dean?

 “Se di. Kemi pasur më shumë unë e Dea. 4-4-3”, tha Luizi, duke e gjetur fiks.

Si votuan banorët:

 

Kristi – Dea dhe Jori

Bledi – Luizi dhe Dea

 

Qetsori – Nita dhe Kiara

Efi – Luizi dhe Kristi

 

Jori – Luizi dhe Dea

Luizi – Kiara dhe Kristi

Kiara – Luizi dhe Efi

Nita – Bledi dhe Dea

Dea – Nita dhe Kristi

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219