INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgënjeshtrim/ Si u ngatërrua foto e Behar Bajrit?[FOTO]

Përgënjeshtrim/ Si u ngatërrua foto e Behar Bajrit?[FOTO]

Publikuar më: 14:22 17-01-2019

Në vitin 2018, teksa një pjesë e anëtarëve të grupit Bajri u arrestuan nëpër media dolën dhe historitë e vjetra të pjesëtarëve të grupit. Po IN Tv nuk dispononte arkivë të atyre ngjarjeve, ndoqi një procedurë të ndjekur edhe më parë, kur dosierë të historive të bandave i publikon duke ju referuar portaleve dhe mediave të tjera më të vjetra. Edhe për shkrimin e publikuar në IN Tv, ai në datën 25 shtator 2018 me titull, “Historia që tronditi Shkodrën/Zbulohet pse e vrau Behar Bajri gruan 15 vjeçare”, ju referuam të dhënave të marra nga portali shqiptarja,com. E bëhej fjalë për një ngjarje të vitit 2001. Po duke qenë se lajmeve bashkangjitur ju vendosen foto, në google ku gazetarët gjejnë pjesën më të madhe të fotografive bëmë një kërkim me emrin Behar Bajri dhe na doli vetëm një foto me këtë identitet. Teksa e ballafaquam dhe me fotot e portaleve të tjera vendosëm, që t’ja bashkangjisnim lajmit. Por më vonë u zbulua që personi në foto edhe pse kishte të njëjtin identitet me pjesëtarin e grupit Bajri, Beharin nuk ishte ai në foton që shoqëronte lajmin.

Djali në foto është nga Bajram Curri, ndërsa kohë më pas u zbulua dhe fotoja reale e shkodranit, Behar Bajri. Ndaj të këto kushte IN Tv kërkon ndjesë Behar Bajrit nga Bajram Curri dhe familjarëve të tij, që gabimisht ka përdorur të vetmen foto, që asokohe rezultonte në internet me emrin Safet Bajri.

 

Personi në foton e këtij lajmi quhet Behar Bajri dhe është nga Bajram Curri, por nuk është anëtar i grupit Bajri

barjri.jpg

 

Ky është Behar Bajri nga Shkodra, që është pjesë e grupit Bajri

behhhokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826