INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Jam PENDUAR'/ Vrau gruan gjyqtare, Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën për Fadil Kasemin

'Jam PENDUAR'/ Vrau gruan gjyqtare, Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën për Fadil Kasemin

Publikuar më: 13:57 17-01-2019

Pas gati 1 viti e gjysmë Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për Fadil Kasemin. Gjykata ka vendosur burg përjetë për Kasemin i cili vrau ish bashkëshorten e tij gjyqtare Fildez Hafizi më 31 gusht të vitit 2017.

Gjatë seancës së sotme Kasemi pranoi akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, por kërkoi lehtësimin e masës së dënimit.

Gjatë fjalës së tij, Kasemi tha se ishte penduar dhe se nuk do ta bente vrasjen po të kthehej koha pas.

Gjyqtarja Fildez Hafizi u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi.

Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmëruar, pasi kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara. Shkak për këtë situatë ishte divorci mes Hafizit dhe Kasemit. Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime të vazhdueshme nga ish-bashkëshorti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641