INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon mbledhja e PD-së, ja cilët janë drejtuesit e rinj të Grupit Parlamentar

Përfundon mbledhja e PD-së, ja cilët janë drejtuesit e rinj të Grupit Parlamentar

Publikuar më: 18:50 08-09-2017

Poste të reja por emra të njejtë. Pasditen e sotme është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, mbledhje në të cilën janë zgjedhur drejtuesit e ekipit të Bashës.

Edmond Spaho dhe Edi Paloka kanë ndërruar pozicionet, pasi Spaho do marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD, ndërsa Edi Paloka do të jetë nën/kryetar i Kuvendit.

Ndërkohë nënkryetarët e grupit të PD-së do të jenë Eduard Halimi, Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi. Sekretari i Grupit Parlamentar është zgjedhur Ervin Salianji dhe zëdhënëse, Grida Duma.

Ja lista e plotë

Edmond Spaho- Kryetar i Grupit Parlamentar

Grida Duma – Zedhenese e Grupit Parlamentar

Ervin Salianji- Sekretar i Grupit Parlamentar

Eduard Halimi – Nenkryetar ne Komisionin e Ligjeve

Edi Paloka -Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve

Genc Pollo -Kryetar i Komisionit të Integrimit

Albana Vokshi -Kryetare e Komisionit të Medias

Bardh Spahia -Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Flamur Noka -Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë

Jorida Tabaku – Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë

Florian Mima – Nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

Tritan Shehu- Nenkryetar i Komisionit te Jashtem


Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992