INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Haradinaj prezanton nesër qeverinë. I mandatuari për formimin e qeverisë nuk zbuloi asnjë emër [VIDEO]

Publikuar më: 18:40 08-09-2017

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj i mandatuar një ditë më parë nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së Re, nuk ka zbuluar emrat e kabinetit qeveritar. Një ditë para mbajtjes së seancës ku pritet të votohet qeveria e re, Haradinaj deklaroi se nesër do të jap qëllimin e Qeverisë, si dhe emrat e kabinetit qeveritarë, pasi sot ende nuk e ka listën e plotë nga subjektet politike në koalicion. Ndërkohë nënkryetari PDK Enver Hoxhaj bëri të ditur se propozimet për kabinetin e ri që do dalin nga kjo forcë politike, do të diskutohen në kryesinë e partisë ku dhe do të bëhet një votim. Haradinaj pritet që të prezantojë para Kuvendit të Kosovës Qeverinë e re, e cila duhet t’i marrë të paktën 61 vota të deputetëve për tu zgjedhur. Kreu i AAK-së është zotuar se qeveria e tij do të jap zgjidhje për të rinjtë në vend, ndërsa iu ka bërë thirrje që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë. Koalicioni i ri qeverisës përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e re si dhe pakicat serbe dhe ato joserbe.

Article Logic
Execution time: 0.0019168853759766