INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perfomancë përvëluese! Shawn Mendes dhe Camila Cabello kënduan së bashku në VMAs dhe na rrënqethën mishin [VIDEO]

Perfomancë përvëluese! Shawn Mendes dhe Camila Cabello kënduan së bashku në VMAs dhe na rrënqethën mishin [VIDEO]

Publikuar më: 12:05 27-08-2019

Një ndër çiftet më të dashur të botës së showbizit për momentin janë Camila Cabello dhe Shawn Mendes. Ata të dy nuk ngurojnë t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit dhe janë gjatë gjithë kohës bashkë.

Shawn-Mendes-and-Camila-Cabello.jpg

Ata janë fotografuar kudo në momente intime dhe duke shkëmbyer me njëri-tjetrin puthje edhe në publik, pa u ruajtur më nga sytë e mediave.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar “Video Music Awards” ku performuan shumë artistë të ndryshëm ku ndër to ishin dhe Shawn Mendes dhe Camila Cabello.

shawn-mendes-and-camila-cabello-back-stage-during-the-2019-news-photo-1170410704-1566873007.jpg

Ata kanë performuar në evenimentin e rëndësishëm, ku kanë ndezur skenën me këngën e tyre tashmë hit, “Senorita”.

Sytë e të gjithëve kanë qenë mbrëmë nga ata, të cilët dhuruan një super performancë ku gati sa nuk u puthën.

Ata kënduan aq shumë pranë njëri-tjetrit, teksa prekeshin dhe shikoheshin në sy, ndërsa në një moment hundët e tyre u bashkuan dhe aty kuptuam se ata kanë kimi mes tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038228034973145