INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përflitet se u nda nga Can Yaman, gazetarja italiane kapet MAT në hotel me djalin e presidentit të Romës

Përflitet se u nda nga Can Yaman, gazetarja italiane kapet MAT në hotel me djalin e presidentit të Romës

Publikuar më: 18:30 27-04-2021

Në median italiane edhe atë turke së fundmi është përfolur se Can i ka dhënë fund lidhjes me prezantuesen italiane vetëm pak kohë para dasmës së tyre. Një ndër shkaqet ishte edhe fakti që Yaman është zhdukur nga rrjetet sociale, por mesa duket arsyeja ka qenë tjetër.

Pak ditë më parë Diletta ka folur për herë të parë mbi lidhjen me aktorin turk duke treguar për mediat italiane se ata janë shumë të lumtur dhe dasma nuk është anuluar. Arsyeja pse Can ka mbyllur Instagramin është për çështje biznesi.

“Dasma nuk është shtyrë, janë thjesht thashetheme. Ne jemi shumë të lumtur me historinë tonë të dashurisë. Gjerat do të bëhen në kohën e duhur. Ai i mbylli rrjetet sociale për arsye biznesi”, tha Diletta.

Mirëpo Diletta tashmë është kthyer sërish në një nga emrat më të përfolura të shoëbizit momentalisht, për shkak se në median italiane, por përflitet për një lidhje të mundshme mes saj dhe djalit të presidentit të Romës, Ryan Friedkin.

Media italiane, “Dagospia” raporton se Dilerta dhe Ryan janë parë në një hotel së bashku dhe kjo na nxitur thashethemet se mes tyre po nis një lidhje dashurie dhe se kjo ka ndodhur fill pas fshirjes së fotove nga rrjetet sociale me aktorin Can Yaman.

Nuk dimë ç’të themi më shumë pasi mediat italiane flasin me bindje se ajo e ka lënë Can për Ryan Friedkin. Tani presim një reagim nga protagonistët!

Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311