INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardian Bujupi festoi 30 vjetorin, ish-e dashura e uron kështu për ditëlindje!

Ardian Bujupi festoi 30 vjetorin, ish-e dashura e uron kështu për ditëlindje!

Publikuar më: 19:33 27-04-2021

Ardian Bujupi jetoi një histori të bukur dashurie me modelen gjermane Sabrine Khan. Zërat rreth një romance të mundshme mes saj dhe yllit të “Andiamo” nisën pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua disa muaj më parë, ku Sabrine shfaqet si protagoniste. Pas klipit ata u panë shpesh së bashku e nuk i kursyen fotot krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Jo vetëm kaq. Edhe në TikTok publikuan disa video mjaft të dyshimta, ku lihej të kuptohej se ndoshta edhe bashkëjetonin.

Pavarësisht lidhjes së bukur, çifti i të rinjve u nda disa muaj më parë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë këngëtari kur i ftuar në emisionin “Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.

Megjithatë, duket se dyshja ruan një raport të mirë me njëri-tjetrin edhe pse i dhanë fund romancës.

Sot Ardiani feston ditëlindjen e tij të 30-të, dhe mes urimeve të shumta që ka marrë nuk ka munguar as ai i ish-të dashurës 23 vjeçare, Sabrine. Ajo ka publikuar në InstaStory një video të saj me këngën e fundit të Bujupit “Baila Morena” ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen Ardian. Më në fund 30”. Videon e modeles e ka ripostuar edhe Ardiani në Instagram, i cili i ka shoqëruar me një emoji falenderues për urimin e ditëlindjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002