INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perëndimi mesazh Serbisë: Kujdes me sjelljen, mos provokoni shqiptarët

Perëndimi mesazh Serbisë: Kujdes me sjelljen, mos provokoni shqiptarët

Publikuar më: 14:43 05-11-2018

Vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë që t'i japë fund fushatës diplomatike që po bën tek shtetet të cilat kanë njohur Kosovën duke u kërkuar të rishohin dhe anulojnë vendimin e tyre. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç pohoi se Serbia ka marr mesazhin e qartë nga perëndimi. "Ajo duhet të jetë e kujdesshme në lidhje me sjelljen, në mënyrë që të mos irritojë shqiptarët". Daçiç tha se zyrtarët e Prishtinës janë ankuar të institucionet ndërkombëtare për sjelljen e Beogradit zyrtar. Zyrtari serb tha se fushata e tyre konsiderohet si e dëmshme për dialogun me Kosovën, ndërsa lobimi i tyre për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare jo.

Article Logic
Execution time: 0.0027639865875244