INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përdorimi i kontraceptivëve i ulët, abortet në masë [VIDEO]

Publikuar më: 14:25 15-06-2017

Në vendin tonë edhe pse janë marrë shumë fushata sensibilizuese për shëndetin riprodhues sërisht kultura shëndetësore është e mangët e për këtë shkak lindin fëmijë të padëshiruar apo shtohen abortet. Ky fakt është pohuar dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj i cili prezanton me shifra dhe me argumenta këtë situatë, që me tej mbështetet dhe nga përfaqësuesja e UNFPA, Manuela Bello që e rendit vendin tonë më problematikun në Europë.
Neglizhenca e të rinjve për përdorimin e kontraceptivëve ka bërë që dhe numri aborteve të jetë i lartë dhe më keq akoma rastet janë të përsëritura pra një vajzë mund të ketë abortuar më shumë se një herë, pasi kryen raport të pambrojtur apo është martuar herë dhe s’është gati për të lindur fëmijë.
Ajo që dihet me saktësi është se ligji e ndalon abortin në klinikat private pa shtretër, por në fakt studimet tregojnë se 10% e e tyre ndodhin tek privatët e tjerë e pjesa tjetër ose me ilaçe që hyjnë në mënyrë të fshehtë në vend ose në maternitetet publike. Pra fenomeni dyshohet se është shumë më i përhapur, pasi privatët fshehin të dhënat.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389