INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bashës i “mungojnë” fjalët: “Takimi me Trump historik dhe i jashtëzakonshëm” [VIDEO]

Publikuar më: 14:30 15-06-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur nga simpatizantë në aeroportin e Rinasit, pas vizitës në SHBA ku zhvilloi një takim me Presidenitn Donald Trump. 

Kryedemokrati e cilësoi historik takimin me shefin e shtëpisë së bardhë, ndërsa arsyet e kësaj vizite i bëri publike në një fjalim shumë të shkurtër, vetëm 3 minuta.
Lulzim Basha:
“Takim i jashtëzakonshëm në një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethënëse kushtuar një prioriteti madhor për SHBA dhe prioritetit nr 1 për ne, punësimit, ekonomisë. ishte takim i jashtëzakonshëm. I jashtëzakonshëm mbështetja e Trump për Shqipërinë e shqiptarët. 10 ditë për tu ndarë një herë e mirë me republikën e mashtrimeve, korrupsionit e drogës e kriminelëve dhe për ti hapur dyert republikës së re”.
Aleatët kërkojnë shembjen e republikës së vjetër theksoi lulzim Basha, ndaj lëshoi këtë apel për të gjithë mbështetësit demokrat.
Lulzim Basha:
“Edhe 10 ditë na ndajnë me republikën e politikanëve të mashtrimeve, drogës dhe krimineleve dhe për ti hapur derën ekonomisë së fortë. Kjo është ajo që presin aleatët nga ne le të marshojmë drejt republikës së re. Fitorja e madhe po na pret me 25 qershor”.

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568