INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përcaktohen tarifat e universiteteve, reagon PD: Rama mashtroi studentët...

Përcaktohen tarifat e universiteteve, reagon PD: Rama mashtroi studentët...

Publikuar më: 12:37 27-07-2019

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka përcaktuar tarifat e këtij viti akademik për studentët.

Tarifat do të jenë nga 25 mijë lekë deri në 40 mijë lekë, në të cilat bie në sy se programet e profilit shoqëror janë më të kushtueshme.

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale kapin vlerat maksimale, ndërsa Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe i Shkencave të Natyrës vlerat minimale.
Në mes tyre qëndrojnë Fakulteti i Ekonomisë me vlerë 35 mijë dhe ai i Historisë dhe Filologjisë me 30 mijë lekë.

Përsa i përket tarifave të masterit studentët do të duhet të paguajnë nga 35 mijë deri në 105 mijë lekë, në varësi të degës që do të zgjedhin

Pas protestës së studentëve qeveria premtoi se do të përgjysmoheshin tarifat e studimit të tyre por sipas partisë demokratike kjo nuk është e vërtetë.

Përmes ish deputetit Luçiaco Boçi, PD ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar studentët, sa i takon paktit për universitetitn. Në një dalje për mediat, Boçi tha se për këtë vit akademik nuk ka as përgjysmim për bachelorin as rishikim të tarifave të masterit.

“Tarifat e miratuara për studentët e ciklit të parë dhe të dytë, dëshmojnë qartë mashtrimin e madh të Ramës ndaj kërkesave legjitime të studentëve, të shpalosura në protestat e dhjetorit, për uljen e tyre.

Për këtë vit akademik pra nuk ka as përgjysmim për bachelorin, siç u premtua e as rishikim të tarifave të masterit.

Pra pakti për Universitetin i Ramës i hartuar me nxitim për të zbutur zemërimin studentor, u dëshmua të jetë një akt tradhëtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj kërkesave të tyre.

Sot asnjë nga kërkesat e studentëve dhe pikat e parashikuara si premtim, nuk rezultojnë të  plotësuara’’, shprehet Boçi.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436