INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekstradohet nga Holanda i ‘tmerrëshmi’ i Shkodrës Behar Bajri

Ekstradohet nga Holanda i ‘tmerrëshmi’ i Shkodrës Behar Bajri

Publikuar më: 13:52 27-07-2019

Esktradohet nga Holanda Behar Bajri, pjesëtar i grupit kriminal "Bajri" që vepronte në Shkodër.Kjo u bë e ditur nga Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi zyrtar. "Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar : B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër. Shtetasi B. B., alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale".

Behar Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, caktoi masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit", "Organizimi i llotarive të palejuara", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë", kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal" parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562