INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përballja më e madhe në historinë e njerëzimit duket se po vjen! Khabib i bën ftesë Floyd Mayweather: “Në xhungël...”

Përballja më e madhe në historinë e njerëzimit duket se po vjen! Khabib i bën ftesë Floyd Mayweather: “Në xhungël...”

Publikuar më: 14:31 14-10-2018

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, pas fitores që arriti më 6 tetor në UFC-229 ndaj Conor McGregor, i ka bërë sot një ftesë publike boksierit amerikan Floyd Mayweather, për të zhvilluar një duel. “Në xhungël ka vend vetëm për një mbret”, ka thënë kampioni rus përmes një video në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.

“Eja Floyd, le të duelojmë së bashku. Ti je 50-0, unë 27-0. Jemi dy sportistë që nuk kanë humbur asnjëherë. Le të përballemi, mos refuzo”, shprehet më tej Khabib Nurmagomedov.

Rusi ka qenë në një takim me Leonard Ellerbe, shefin e marketingut të “Mayweather Promotions”, çka lë të mendosh se diçka po lëviz në këtë drejtim, rreth një përballje të madhe në boks.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943