INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të mirën tuaj, këto janë 7 gjërat që NUK duhet të bëni në INSTAGRAM

Për të mirën tuaj, këto janë 7 gjërat që NUK duhet të bëni në INSTAGRAM

Publikuar më: 11:34 29-05-2019

Instagrami zë tashmë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë, por në të vërtetë ka disa gjërat të cilat absolutisht nuk duhen bërë, sigurisht nëse nuk dëshironi të tregoheni të bezdisshëm dhe qesharakë në sytë e të tjerëve.

Buzëqeshni sa më shumë të mundeni, por mos e teproni.

E dimë se jeni duke kaluar kohën më të mirë të jetës suaj por mos e teproni me atë që shfaqni. Mbajeni faqen tuaj në instagram me buzëqeshje plot jetë por pa e tepruar me to.

Mos bëni shumë ‘crop’

Nëse nuk ju pëlqen fotoja e plotë përpiquni që të bëni ‘crop’ vendet e duhura në foton tuaj. Ju nuk dëshironi që të prisni vendet më të bukura të fotos si detajet e veshjes apo make up-in tuaj.

Fotografoni ushqimin vetëm ditën

Fotografët thonë se ushqimet është mirë që të fotografohen vetëm kur drita është e plotë këshu nuk do t’ju duhet të fusni shumë efekte tek ato.

Mos ngatërroni Instagram me Snapchat

Në Snapchat ju mund të tregoni çdo ndodhi të jetës suaj, ndërsa në Instagram duhet të tregoheni pak më të kyrsuera kur vjen puna tek ngjarjet e ditës.

Mbajeni të thjeshtë

Postoni por mos e teproni me make up-in tuaj në çdo foto. Kendall është një personazh që preferon të mbajë të thjeshtë rrjetin e saj social dhe ajo thotë se mjafton që të dish këndet e duhura dhe drita të bjerë mirë.

Mos postoni më shumë se 3 herë nga i njëjti event:

Nëse e thotë mbretëresha e selfie atëherë ashtu duhet të jetë! Kim Kardashian sygjeron që të mos postohet më shumë se 3 herë në ditë nga i njëjti event.

Përdorni vetëm dritë natyrale

Aimee Song thotë se përdoruesit e Instagram është mirë të përdorin vetëm dritën natyrale në fotot që bëjnë. Është gjithmonë zgjidhja më e mirë!

Article Logic
Execution time: 0.0023510456085205