INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për pak desh i shkatërroi jetën Rita Orës, arrestohet mashtruesi...

Për pak desh i shkatërroi jetën Rita Orës, arrestohet mashtruesi...

Publikuar më: 10:39 09-05-2019

Andrew Munday ka marrë një shumë prej 3.35 milionë paund nëpërmjet mashtrimit të tij, për të blerë disa shtëpi, relikte të Star Wars dhe u anëtarësua në sallën e pritjes në Tottenham Hotspur. Në Gjykatën e Northampton, prokurori ka deklaruar se 38-vjeçari kishte bërë mashtrime për një jetë luksoze.

Ai është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg dhe biznesit që ai drejtonte në atë kohë ishte Blue Cube Business, të cilit i është ndaluar aktiviteti. Në një deklaratë nga këngëtarja VV Brown, ajo u shpreh se Munday i kishte shkatërruar jetën shumë njerëzve.

38 vjeçari shkaktoi një humbje prej afro 2.4 milionë funte për kompaninë e Rita Orës, gjatë një fushate mashtrimi që zgjati shtatë (7) vjet. Përveç kompanisë së Ritës pësoi humbje prej rreth 1.8 milion funte edhe kampioni i botës Matt Dawson pasi Munday mori para nga llogaritë e tyre dhe e vendosi atë në të veten.

Article Logic
Execution time: 0.0027928352355957