INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për mirë apo për keq?! ''WhatsApp'' merr vendimin e rëndësishëm për mesazhet dhe përdoruesit u alarmuan!

Për mirë apo për keq?! ''WhatsApp'' merr vendimin e rëndësishëm për mesazhet dhe përdoruesit u alarmuan!

Publikuar më: 22:47 21-01-2019

Whatsapp është platforma më e madhe e mesazheve që përdoret për të komunikuar dhe nga dita në ditë përditësohet për të përmbushur pritshmëritë e përdoruesve. “WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë.

Biznesi në zotërim të “Facebook”-ut e ka aplikuar këtë lloj politike në Indi 6 muaj më parë.

Lëvizja e tij pasoi vrasjet e bëra nga turma njerëzish të zemëruar, episode për të cilat u fajësua përhapja e informacioneve të pavërteta përmes këtij aplikacioni.

Deri më tani, përdoruesit e “WhatsApp”-it mund ta shpërndanin një mesazh 20 herë. Përditësimi i rregullave u njoftua gjatë një ngjarjeje të organizuar në Xhakarta të Indonezisë.

Firma thotë se vendimi i marrë ishte rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm, pas testimeve të bëra në këtë vend përgjatë gjysmës së vitit.

“Limiti i vendosur e redukton ndjeshëm dërgimin e mesazheve nëpër botë”, tha një zëdhënëse e saj.

Kjo, sipas zëdhënëses, do të ndihmojë që “WhatsApp”-i të fokusohet te mesazhet private me rrethin e ngushtë, e me kalimin e kohës do të shihen mënyra të tjera për të zgjidhur çështjen e trajtimit të përmbajtjes virale.

Article Logic
Execution time: 0.0033721923828125