INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për kë e ka?! Pas arrestimit të Loredanës, kunati i saj Getinjo reagon ashpër: Nuk keni faj se...[FOTO]

Për kë e ka?! Pas arrestimit të Loredanës, kunati i saj Getinjo reagon ashpër: Nuk keni faj se...[FOTO]

Publikuar më: 13:35 08-05-2019

Ditën e sotme të gjithë janë habitur nga lajmi se këngëtarja e njohur shqiptare Loredana është arrestuar nga policia në Zvicër për mashtrim.

Lajmi bëri bujë në të gjitha mediat vendase dhe të huaja, dhe vetëm pak minuta më parë u vu re se reperja kishte reaguar duke mbyllur komentet në postimet e saj në Instagram. Pas akuzave për mashtrim ku thuhet se ka mashtruar një çift zviceran me vëllain e saj të cilëve u kanë marrë 900 mijë franga, reperja u arrestua në apartament në Luzern.

Ndonëse si Loredana, ashtu edhe Mozzik s’kanë reaguar indirekt për këtë çështje, reagimi i parë ka ardhur nga kunati i saj, Getinjo.

Reperi shqiptar ka publikuar një foto të tij dhe ka treguar se nuk është e vërtetë që Loredana ka mashtruar për të marrë atë shumë parash. “Ju dushmanët keni qejf të ndodhi ashtu si folët…po ngadalë mos flisni kot…Nuk keni faj se ato shifra i keni parë vetëm në makinë llogaritëse dhe askund tjetër. Të gjithë e sulmojnë të fortin”, ka shkruar Getinjo.

geitnjr.png

Article Logic
Execution time: 0.0038127899169922