Supermodelet më të paguara në botë, Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin janë bërë pjesë e lojës së ‘makinës së të vërtetës’. Në intervistën e tij, moderatori James Corden vendosi t’i përballë mikeshat për të pyetur njëra-tjetrën rreth jetës personale.
Një ndër pyetjet që Hailey i bëri Kendall ishte nëse ajo ka hapur ndonjë llogari fallso për të kontrolluar ish-të dashurit. “Ti e di përgjigjen e kësaj. Po!”, tha modelja.
Më pas Kendall pyeti Hailey-n nëse Justin Bieber, bashkëshorti i kësaj të fundit, e pëlqente dhe kishte mendim të mirë për të.
Hailey tha ‘po, sigurisht’, por makina e të vërtetës tregoi se ishte një gënjeshtër. Kështu dy mikeshat filluan të qeshnin dhe Kendall nuk u mërzit aspak që bashkëshorti i shoqes së ngushtë nuk e pëlqen.
![Për kë e ka fjalën? Kendall Jenner e pranon publikisht: Kam hapur Instragram fallco për të parë ish-in tim [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/d6fb377e39cb7e307901b65133d806d9_L.jpg)