INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për herë të parë, zbulohen pamje të ralla brenda shtëpisë mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle[FOTO]

Për herë të parë, zbulohen pamje të ralla brenda shtëpisë mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle[FOTO]

Publikuar më: 18:41 15-06-2019

Princ Harry dhe Meghan Markle u zhvendosën në fillim të vitit në Frogmore Cottage. Përpara se të vinte në jetë djali i tyre, Archie, cifti jetoi bashkë me princin William dhe Kate Middleton, në Pallatin Kensington. Tani, për shkak të një takimi që Harry zhvilloi në këtë pallat me kryeministrin e Nepalit, gazetarët patën mundësi të shkrepnin foto nga brenda banesës që ai dhe e shoqja kanë përdorur deri përpara disa kohësh.

gettyimages-1149150965.jpg

Në sfondin e takimit të Harry-t, mund të shihet një foto në kornizë e ciftit, që duket të jetë realizuar gjatë fejesës, e nuk është bërë asnjëherë publike.

252_meghan_harry.jpg

Harry është shfaqur disa herë në publik që prej lindjes së Archie-t, por dukesha e Sussex-it ka dalë më rrallë, duke qenë se po kujdeset për vogëlushin e sic thonë, ndonëse ka marrë dado, sërish kërkon ta kontrollojë vetë cdo gjë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566