INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Falë Tayna-s? Melinda Ademit i ndodh e papritura! E shihni këtu! [FOTO]

Falë Tayna-s? Melinda Ademit i ndodh e papritura! E shihni këtu! [FOTO]

Publikuar më: 18:32 15-06-2019

Karrierën muzikore e ka filluar shumë vite më parë duke u bërë pjesë e një prej talent-show më të famshëm në SHBA, “American Idol”. E prej aty, Melinda Ademi rrëmbeu zemrat e të gjithëve pasi mahniti me paraqitjen e saj. Megjithatë, pas shumë vitesh ajo u rikthye në Kosovë, për të nisur një karrierë të suksesshme në vendin e saj. 

Melinda Ademi para dy ditëve ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin ‘Pika Pika’. Kënga është duke u pëlqyer mjaft shumë nga publiku pasi brenda dy ditëve ajo ka më shumë se dy milion klikime në platformën e Youtube.

Për suksesin që kënga është duke kaluar reperja ka falënderuar fansat e saj përmes një postimi të bërë në Instastory.

Kjo këngë filloi të pëlqehej direkt nga fansat shqiptarë edhe jo vetëm, por duhet thënë se një përqindje (%) të vogël të suksesit mund ta ketë edhe falë Tayna-s, pasi kjo e fundit ka publikur së fundmi këngën e saj 'Caliente'. Me siguri kjo bëri që të rumbullakosej 2 milionëshi pasi shumë fansave në YouTube, u del si sugjerim apo luhet pas kësaj kënge në YouTube, por edhe anasjelltas pasi të gjithë janë kuriozë për projektet e dyshes.

Urime, Melinda! 2 milion në dy ditë nuk janë pak!     

auto_m21560617596.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039567947387695