Dyshja e njohur e e skenës shqiptare, Robert Berisha dhe Nora Istrefi po shijojnë pushimet dimërore bashkë me vajzën e tyre, Renee. Në disa postime të publikuara në profilet e tyre në Instagram, shihen pamje nga një udhëtim ku duket se ata po qëndrojnë në të njëjtin ambient bashkë me vajzën e tyre.
Momente të tilla të përbashkëta të Norës dhe Robertit janë komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët kanë vlerësuar mënyrën e tyre të matur dhe të respektueshme ndaj familjes edhe pas përfundimit të martesës.
Kështu, pavarësisht ndarjes, Robert Berisha dhe Nora Istrefi vazhdojnë të jenë shembull për bashkëprindërimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira për fëmijët, duke treguar se dashuria për ta mund të mbetet prioritet mbi ndarjet personale.










7 Jan 2026 





