INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për herë të parë, Jonida Maliqi tregon gjithçka: Ja të pathënat e Eurovision!

Për herë të parë, Jonida Maliqi tregon gjithçka: Ja të pathënat e Eurovision!

Publikuar më: 23:33 05-06-2019

Emocione dhe krenari. Këto ishin ndjesitë e miliona shqiptarëve nga përfaqësimi i Jonida Maliqi në Eurovision me këngën 'Ktheju tokës'. Gara e fortë na mbajti para ekranit nëse Jonida do të kualifikohej në finale, moment që u përcoll me shumë emocione dhe një qëllim tashmë të realizuar. Shqipëria preku finalen.

Por çfarë përjetoi Jonida jo vetëm në dy netët magjike por në gjithë rrugëtimin e saj? Sa e priste ajo jehonën e madhe të këngës dhe pritjen befasuese të publikut europian në turneun që realizoi? Si u rrit performanca shqiptare nga provat e njëpasnjëshme deri tek gjysmë finalja? A ndoqi Jonida klimën nga Tirana, komentet dhe lajmet rreth saj? Këto dhe shumë rrëfime të tjera, vijnë nesër ( të enjten) live në ekranin e IN Tv. Moderatori Ermal Peçi ja doli të sjell në daljen e parë publike nga Tirana këngëtaren por edhe kompozitoren Eriona Rushiti. Themi ja doli, për shkak të një sjellje të 'trashëguar' ndër vite ku këngëtarët garues rrallë flasin në media pas përfundmit të festivalit (pjesa dërrmuese nuk e kanë bërë). Mesa duket, Jonida nuk ka ç'të fshehi! Emocionet ndahen, rrahjet e zemrave po ashtu! Ndiqni 'Trokit' të enjten LIVE me Ermal Peçi, Jonida Maliqi dhe Eriona Rushiti ora 12.30 në IN Tv.

57175f7602a9e464e3b3f859653ca242_L.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916