INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për çfarë lutet Ilir Meta në Kishën e Shna Ndout në Laç!?

Për çfarë lutet Ilir Meta në Kishën e Shna Ndout në Laç!?

Publikuar më: 09:27 29-05-2018

Presidenti Ilir Meta dekoron kardinalin Dom Ernest Troshani, në 90 vjetorin e lindjes së kardinalit shqiptar. Kreu i shtetit ka zgjedhur që ceremoninë ta zhvillojë në Kishën e Shna Ndout në Laç për të ti dhënë dekoratën Dom Ernesr Troshanit.
Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin , Kardinal, më 9 tetor të vitit 2016. Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun gjatë vizitës historike në Shqipëri.
Ndërkohë Presidenti Meta është në Kishën e Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e një prej 13 të martave, që kulmon më 12 qershor. Pelegrinazhi i besimtarëve nisi më 20 mars, për të përfunduar pas dy javësh, me mijëra persona që vizitojnë vendin e shenjtë.
Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Ato quhen 13 të martat e Shna Ndoit,janë ditët e shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të moçme dhe gjithandej në tempujt e tjerë me emrin e këtij pajtori të përbotshëm.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043