INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD sulme KQZ: Po fsheh të dhënat për dekriminalizimin, shërbesë ndaj Edi Ramës

PD sulme KQZ: Po fsheh të dhënat për dekriminalizimin, shërbesë ndaj Edi Ramës

Publikuar më: 12:20 19-05-2016

Opozita e djathtë ka lëshuar kritika ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, një komision i cili është zgjedhur pikërish në kohën kur demokratët drejtonin vendin. Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka akuzuar KQZ-në se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos publikuar të dhënat për deputetë dhe zyrtarë të pushtetit vendor.
“Qëndror të Zgjedhjeve për të publikuar në faqen e tij zyrtare, formularët e dekriminalizimit. Nëse futeni tani në faqen zyrtare të KQZ, CEC.ORG.AL, do të zbuloni se ky institucion ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar të dhënat. Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale”.
Fshehjen e këtyre të dhënave nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, deputeti demokrat e ka cilësuar si fshehje të krimeve dhe pengesa kriminale në zbatimin e ligjit.
“Eshtë e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Partia Demokratike i kërkon sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin. Të publikojë të dhënat e të mos fshehë krimet e të inkriminuarit”.

 

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999