INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD me fakte rë reja: ‘Prokuroria të rikërkojë arrestimin e Saimir Tahirit’

PD me fakte rë reja: ‘Prokuroria të rikërkojë arrestimin e Saimir Tahirit’

Publikuar më: 10:41 29-03-2018

PD pretendon se ka fakte të reja që implikojnë ish-ministrin Saimir Tahiri në historinë e drogës.

Ditën e djeshme Enkelejd Alibeaj doli në një konferencë për shtyp duke publikuar një mori dokumentash, sipas tij, të bazuara në Prokurorinë e Katanias e që dëshmonin lidhjen e Jaeld Çelës, ish-drejtorit të Vlorës në arrati, me Habilajt.

Sot është nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka i PD ai i cili i kërkon Prokuororisë të rikërkojë arrestimin e Tahirit.

REAGIMI I PLOTË:

Faktet e reja. Prokuroria duhet të rikërkojë arrestimin e Tahirit dhe të gjithë atyre që rezultojnë në lidhjet kriminale Habilaj-Tahiri.

Nuk kanë qenë të pakta provat që inkriminonin Tahirin as në argumentimin e kërkesës së parë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e tij , por Rama urdhëroi bllokimin e drejtësisë nëpërmjet votave të maxhorances.

Sot jemi nën dritën e provave tëreja të dala prej përgjimeve mbi lidhjet direkte dhe bashkëpunimin kriminal të drejtorit të policisë emëruar nga Tahiri me Habilajt, “kushot” e Tahirit dhe shoferin e Tahirit. Por jo vetëm kaq; të tjera lidhje të mohuara deri më sot , si ato midis Tahirit dhe Sotës, bashkëshortes së Tahirit dhe Sotës apo dhe shoferit të Tahirit që duket është zgjedhur shpesh si ndërmjetes, demaskohen nga përgjimet e zbardhura së fundmi.

Pse u përpoqën ti fshehin këto lidhje edhe pasi ne makinën e Sotës u gjenden 860 mijë euro dhe dokumenta të Tahirit dhe bashkëshortes së tij? Pse u sajua një skenar banal e qesharak se dokumentat i paskësh patur shoferi i Tahirit qe i paskësh harruar në të njëjtën makinë ku u gjendën mbi 800 mijë euro cash që paskëshin qenë “para xhepi për të bërë pazar” në mes të natës...!

Pse u mohuan lidhjet e Tahirit me Sotën nëse nuk ka gjë për te fshehur ? Po telefonatat me bashkëshorten që tregojnë se lidhja ka qenë shumë më tej se sa thjesht marrja e një tenderi në ministrinë e Tahirit? Apo Tahiri do të thotë se nuk ka dijeni për këto lidhje...?

E te kthehemi tek linja direkte e Habilajve me kushon.

Që Sajmiri “shofer kamioni” merrte dhurata mbi dhjetë mijë euro për bashkëshorten dhe nënën , e dëgjuam nga Tahiri dhe deputetët e Ramës. Edhe që këtij “shoferit” i duheshin miliona euro për zgjedhje e dëgjuam. Po kush të jetë ky “kushua” i Habilajve që paska forcë të mbyll gjithshka, të mbuloj çdo krim, madje mos pyes as kur këto krime janë të faktuara nga shërbimi sekret?!

Nuk ka budalla, përfshi dhe deputetët e Ramës që edhe po të mos e kenë ditur , nuk e kanë kuptuar se kush është.

Sigurisht që ata përsëri do urdhërohen e përsëri do votonin kundër në se Prokuroria e Krimeve të Rënda do lejohej të kërkonte përsëri arrestimin e Tahirit. Do urdhëroheshin nga Rama sepse pas Tahirit është gjithnje Rama.

Drejtuesit e policisë që rezultojnë të implikuar e që u njoftuan të arratisen , dëshmitari kyç i ekstraduar në Itali dhe vota e deputetëve të PS kundër procedimit të drejtësisë me Tahirin , janë të gjitha vepra të Ramës.

Rama prapë mund ti detyroj deputetët e tij të votojnë kundër në se prokurorët kërkojnë arrestimin e Tahirit. Rama si kryeprokuror mund të mos lejojë edhe që kjo kërkesë të bëhet nga prokurorët e çështjes.

Ka nje komision hetimor tashmë edhe nga opozita në Parlament. Të shohim cilat mënyra do përdorë Rama për të bllokuar dhe këtë hetim. A do ja dalë ?

dfg3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041248798370361