INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa në Rrugën e Kombit përplasje e fortë në Kuvend. Qeveria mbron vendimin

Taksa në Rrugën e Kombit përplasje e fortë në Kuvend. Qeveria mbron vendimin

Publikuar më: 10:06 29-03-2018

Seanca kuvendore përkon me ditët kur debati për taksën në Rrugën e Kombit ka sjellë dhe reagimet dhe protestat e qytetarëve. Opozita në bllok ka kundërshtuar këtë vendim të qeverisë Rama, por që në përgjigjen e tij kryeministri dhe ministri Damian Gjiknuri përdori si argument  qëndrimet e opozitës kur ajo ishte në pushtet. Gjiknuri tha se është e domosdoshme që kjo rrugë të jetë e taksueshme pasi mirëmbajtja e saj është jetike.
Monika Kryemadhi:
“Kjo qeveri bezdiset nga fatkeqësia e njerëzve sepse mendon për ta vetëm një ditën, bën ditën e votimit, për t’ju blerë votën. Kjo qeveri nuk mendon si ti punësojë qytetarët por si ti taksojë dhe ti gjobisë. Dikush me të drejtë thotë se shumë shpejt do të taksohemi për taksat që paguajmë. Rruga e Kombit që pas shekujsh luftërash dhe konfliktesh lidhi vëllezërit e gjakut, rrezikon të kthehet në vijën e Demarkacionit të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Veriu i Shqipërisë tashmë do ti duhet të vuajë dhe izolimin”.

Edi Rama:
Kjo është një eksperiencë e parë për vendin tonë, që është i vetmi vend në Evropë dhe rajon që nuk ka pasur asnjë herë një eksperiencë të tillë. Vendimi për tarifën e përdoruesve të Rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010, sepse pikërisht ën 2010 kryeministri i Kohës ka marrë iniciativë për të hapur këtë proces dhe ka thënë publikisht artë që sot si gjithmonë e mohon. Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot, sepse pamundësia e mirëmbajtjes ka sjellë degradime të rëndësishme në atë aks shuam të rëndësishëm. Jemi ët gjithë dëshmitarë që ekranet kanë shfaqur degradimet e këtij aksi rrugor".

Edmond Haxhinasto:
"Unë padiskutim i përmbahem gjithë veprimeve që kam qenë ministër. Tarifën. Dua të shpjegoj se janë përgatitur dokumentat pro tarifa ka qenë shumë e qartë që ajo të jetë më e ulët se e vendeve të rajonit, dhe që ishte menduar të ishte 4.62 euro. Unë e kam dhënë përgjigjen për këtë. Çështja e tarifës për të gjithë rrugën dhe një herë. Banorët e këtyre zonave të përjashtohen nga taksa, bizneset të kenë abone”.

Damian Gjiknuri:
Ndërmarrjen që ka marrë qeveria për mbrojtjen e rrugës së kombit. Pseudopatriotë, është politikë mjerane që nuk merr interesat e popullit por thjeshtë mundohet të përfitojë nga politika e ditës.
Tarifa që paguhet për mirëmbajtjen e rrugës së kombit. Kjo rrugë që është shumë e shtrenjtë ka kushtuar 1.3 miliard dollar, nuk ka përfunduar dhe të gjitha qeveritë kanë qenë dakord.
Berisha thoshte në vitin 2010. Ne do ët detyrohemi t’ja japim një kompanie të madhe. Shqiptarët janë të detyruar që të paguajnë për të mirëmbajtur këtë aset kombëtar. Pra është një proces që e ka ndërmarrë opozita dhe në fakt me të drejtë.
Ne kemi bërë një studim dhe nxorëm konkluzione se për të mirëmbajtur këtë rrugë dhe për të përfunduar rrugën duhen fonde të konsiderueshme, ndaj duhet taksimi i kësaj rruge”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883