INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohet largimi i Skënder Gjinushit nga Akademia e Shkencave

Kërkohet largimi i Skënder Gjinushit nga Akademia e Shkencave

Publikuar më: 16:10 25-05-2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar shkarkimin nga detyra e kreu të sapo zgjedhur të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Ish-drejtuesja e Komisionit të Medias shkruan se, Gjinushi ka ofenduar dhe ngacmuar seksualisht një gazetare, në fjalën e tij të parë pas zgjedhjes në postin e kreut të Akadamisë së Shkencave. “Gazetarja Enkelejda Mema, u intimidua, u fye dhe u ngacmua seksualisht nga Skënder Gjinushi, gjatë një transmetimi live, pak minuta pas zgjedhjes Kryetar i Akademisë së Shkencave, me votë të urdhëruar direkt nga Kryeministri Edi Rama. E turpshme, e papranueshme, e dënueshme sjellja intimiduese dhe fyese e ish ministrit të diktaturës Skënder Gjinushi, ndaj gazetares me shumë përvojë Avi Mema Mema”, shkruan Vokshi. Ish-deputetja i ka kërkuar reagim edhe organizatave që mbrojnë gazetarët dhe institucioneve të huaja.

Kundër Skënder Gjinushit është shprehur dhe deputetja Rudina Hajdari. “Kryetari uzurpues i Akademisë se Shkencave i nisi minutat e para të karrierës së tij me dhunimin verbal seksist të një gazetareje të re. I paligjshëm nga takat e këpucëve deri te flokët ai uzurpoi A.SH. si kryetar partie politike nëpërmjet një truku me K.M, duke i falur atij partinë per zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Rama i fali akademinë e paralizuar me anëtarë me statuse joligjore, si çerdhe e shkaterrimit të historisë dhe albanologjisë, per të mos përmendur shkencat inekzistente të sakta”, shkruan Hajdari në Facebook.

Largimi i kreut të Akademisë së Shkencave kërkohet edhe përmes një peticioni online.

Skënder Gjinushi u zgjodh dje në krye të Akadamisë së Shkencave, me 35 vota pro dhe 6 kundër. Ai ishte i vetmi kandidat për postin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926