INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e njohim natyrën dhe trashëgiminë? Në ndihmë ju vjen libri i ri i Akademisë së Shkencave

A e njohim natyrën dhe trashëgiminë? Në ndihmë ju vjen libri i ri i Akademisë së Shkencave

Publikuar më: 16:02 18-05-2018

Trashëgimnia natyrore dhe vlerat e saj në vendin tonë janë një debat i hapur. Shumë zona të Shqipërisë, që rezultojnë si të mbrojtura dhe me vlera të mëdha historike kanë probleme. Disa kanë nevojë të restaurohen dhe të tjera të mirëmbahen dhe të mos shkatërrohen. Ndaj një botim analtik do t’ju vijë në ndihmë drejtuesve të shteti dhe është promovuar sot në panairin e librit. Autori Perikli Qiriazi si pjesë e Akademisë së Shkencave dhe një grup studiuesish kanë dhënë dhe këshillat e duhura nëpërmjet librit Trashëgimnia Natyrore e Shqipërisë. 

Qiriazi: “Natyra jonë është e larmishme dhe duhen studime të thelluara. Territoret e mbrojtura duhet të kenë punonjës të përgatitur.”
Në fund të prezantimit Qirjazi shtoi se duhet ti afrohemi vendeve të zhvilluara të BE-së dhe ti japim më shumë rëndësinë dhe mbrojtjen e duhur vlerave tona të trashëgimnisë kulturore dhe natyrore.

Article Logic
Execution time: 0.004180908203125