INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD dhe LSI çojnë listat në KQZ, reagon Rudina Hajdari: Zullumqarët përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës...

PD dhe LSI çojnë listat në KQZ, reagon Rudina Hajdari: Zullumqarët përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës...

Publikuar më: 16:09 18-05-2019

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar pasi PD e LSI kanë njoftuar se do të dërgojnë komisionerë në KZAZ për zgjedhjet vendore.

Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se kjo është e paligjshme, teksa pretendon se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës.

“Zullumqaret përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar te legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa çuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje’, shprehet ndër të tjera Hajdari.

Reagimi i plotë:

Është e paligjshme!

Në përvjetorin e marrëveshjes që mori të majtën për tatëpjetë dhe të djathten për lum asnjë nuk mund të përligj tentativën e dytë, qoftë ky celibash i oborrit të gjeneralit hije me ushtri të mpirë, apo caush i kryetarit në tentative të legjionit të shpërbërë.

Zullumqaret përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar te legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa çuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje.

Nëse kryetari i legjionit kërkon që gjenerali hije të mbaje përgjegjësi për të gjitha zullumet e këtyre viteve dhe degradimin ekstrem të Shqipërise, atëherë vetë nuk mund te mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, nuk mund të jetë dhe në zgjedhje dhe pa zgjedhje kur akoma nuk ka sqaruar elektoratin e djathtë e prerë në besë me imponimin e dorëzimit të paprecedentë të mandateve si ti kishin absolutisht personale.

Asnjë nga palët nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitike, por vazhdojnë të këmbëngulin për jeniçere elektoral me qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve.

Papërgjegjshmëria dhe veprimet e paligjshme me dashje tregon që nuk ekziston vullneti që të realizohet një poçes i rregullt zgjedhor.
Po nuk u bëhet vonë këtyre për zgjedhje, se nuk ofrojnë as zgjidhje e as alternativë!

U bëhet vonë për marrëveshje, për marrëveshje në kurriz të Shqiptarëve, për marrëveshje në kurriz të rinisë, për marrëveshje në kurriz të biznesit, për marrëveshje ne kurriz te fëmijëve tanë qe po u vjedhin të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.003201961517334