INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mund t’ia ndalojë Rama shqiptarëve hyrjen në SHBA dhe BE? Ja çfarë thotë Berisha. Reagon dhe Nard Ndoka

A mund t’ia ndalojë Rama shqiptarëve hyrjen në SHBA dhe BE? Ja çfarë thotë Berisha. Reagon dhe Nard Ndoka

Publikuar më: 17:03 18-05-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ata që do përpiqen të cenojnë n procesin zgjedhor më 30 qershor. Rama deklaroi sot, se kush tenton t’i afrohet qoftë një qendre votimi më 30 qershor do t’i ndalohet përjetë hyrja në vendet e BE dhe SHBA. 

“Paranoja e tij nga mosmjekimi ka arritur gjer në re! Herën tjetër prisni kur të shpallë se armiqve të tij do iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Hënë dhe familjarët e tyre do internohen në Shkretëtirën e Gobit”, shkruan Berisha.

Një reagim mbi deklarimin e kreut të qeverisë Edi Rama ka dhe aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka. “Duam zgjedhje të lira mo shoku; nuk të ka kërku njeri vizë për BE! Po vazhdove të qeverisesh ti edhe dy vite, na kanë rënë vizë të gjithëve!”, shkruan Ndoka.

reagimi_i_ndokes.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549