“Flirti” mes Paul Pogba dhe Real Madrid duket se po bëhet serioz. Mediat spanjolle kanë shkruajtur se Manchester United pavarësisht dëshirës për ta mbajtur, po e mendon seriozisht largimin e Pogba drejt “galaktikëve”.
Në këtë mënyrë ata kërkojnë të përgatisin një shkëmbim për lojtarin e tyre më të vlefshëm. Gareth Bale dhe Toni Kroos mund të jenë dy kërkesat e “Djajve të Kuq” në rast se Reali kërkon me ngulm mesfushorin francez.








31 Jan 2026 





