INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi: Askënd për të humbur, gjithëthëkënd për të fituar

Patozi: Askënd për të humbur, gjithëthëkënd për të fituar

Publikuar më: 10:41 02-07-2017

Pasi shpalli kandidaturëne tij për postin e kreut të Partisë Demokratike, Astrit Patozi flet për nevojën e madhe të ringritjes së Partisë Demokratike. Me anë të një statusi në facebook Patozi ka falenderuar mbështetësit për inkurajimin që i kanë dhënë ndërsa shprehet se nuk kanë askënd për të humbur dhe duhet të marrim gjithëkënd për të fituar.
Statusi i Astrit Patozit
ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR
Të nderuar miq,
Gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot, kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Në pamundësi për t'ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju falenderoj nga zemra për inkurajimin.
Më vjen mirë që e mendoni si unë nevojën e madhe për ringritjen e Partisë Demokratike. Është e vetmja shtysë që më frymëzon mua dhe shumë kolegë të tjerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës, në këtë përpjekje. Kam vetëm një thirrje për ju të gjithë:
Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike. NUK KEMI ASKËND PER TË HUMBUR, DHE DUHET TË MARRIM GJITHËKËND PËR TË FITUAR.
Me shumë respekt dhe konsideratë ASTRIT PATOZI

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213